Lajm i mirë nga Shqipëria: Normalizohet moti, këto janë temperaturat për ditët në vazhdim

Mëngjesi i sotëm ka gjetur banorët e Shqipërisë me reshje të mëdha të shiut dhe erëra të fuqishme, por situata po shkon drejt normalizimit.

Sot në Shqipëri ka pasur reshje të mëdha të shiut dhe në pjesën më të madhe të vendit edhe erëra të fuqishme.

Si pasojë e kësaj një person ka humbur jetën në det, më saktësisht në Himarë.

Katër anëtarët të një familje kishin dalë në det me një mjet të vogël lundrues për të mbledhur rrjetat e peshkimit, por furtuna i ka zënë në det.

Fatmirësisht një nga pjesëtarët e familjes ka arritur të kërkojë ndihmë dhe policia kufitare në bashkëpunim me rojën bregdetare si dhe një mjet turistik, i kanë nxjerrë në breg tre anëtarë të familjes, babain dhe dy djemtë, teksa gruaja u gjet pa shenja jete më vonë.

Ndërkaq, gjatë ditëve në vijim pritet normalizim i temperaturave, e edhe ngritje e tyre.

Gjatë së dieles pritet të shënohet temperatura më e lartë me 33 gradë Celsius.

Vlen të theksohet se këtyre ditëve shumë kosovarë po qëndrojnë në Shqipëri, ku kanë shkuar t’i kalojnë pushimet.