Lajm i mirë nga Klinika e Pediatrisë/ Pas 3 vitesh kthehen shërbimet e hemodializës për fëmijët deri në 5 vjeç

Pas 3 vjetësh, Klinika e Pediatrisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka filluar të ofrojë sërish shërbime të hemodializës për fëmijët e moshës 0-5 vjeçare.

Në mungesë të materialit shpenzues, ky shërbim ishte ndërprerë në vitin 2018.

Menaxhmenti i SHSKUK-së është angazhuar që të gjejë një zgjidhje të shpejtë dhe të qëndrueshme për furnizim me material harxhues, në mënyrë që në Hemodializë, pas një kohe të gjatë, të kthehet shërbimi i munguar.

Shërbimi i Hemodializës në Klinikën e Pediatrisë është hapur në vitin 2014.