Lajm i madh për Fushë Kosovën: Nesër fillon testimi i linjës që furnizon me ujë

Në Fushë Kosovë nesër do të bëhet testimi i linjës magjistrale të furnizimit me ujë.

KRU “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të kësaj ujë për një kohë do të jetë i turbullt si rezultat i rrjedhjes së ujit në kahjen e kundërt, por se pas pak gjithçka do të kthehet në normalitet.

“Lusim qytetarët që gjatë ditës së nesërme nëse hasin në rrjedhje të ujit të lajmërojnë Ujësjellësin, pasi që ekipet mobile nesër do të jenë anembanë Fushë Kosovës për të monitoruar furnizimin me ujë”.

Postimi i plotë i KRU “Prishtina”

Të dashur qytetarë të Fushë Kosovës!

Më në fund, po arrijmë qëllimin e shumëpritur!

E juve të nderuar, fillimisht ju falënderojmë për durimin dhe maturinë e treguar ndër vite!

Ju, po bëheni me ujë të pijshëm në krojet tuaja të banimit dhe atë pas shumë e shumë vitesh.

Nesër, më 21 qershor 2019, e premte do të fillojmë me testimin e linjës magjistrale për furnizim me ujë të Fushë Kosovës.

Ju njoftojmë se, përgjatë testimit me furnizim me ujë një pjesë për disa sekonda do të ketë ujë të turbullt si rezultat i rrjedhjes së ujit në kahjen e kundërt, por pas pak gjithçka do të kthehet në normalitet.

Lusim qytetarët që gjatë ditës së nesërme , nëse hasin në rrjedhje të ujit të lajmërojnë Ujēsjellësin, pasi që ekipet mobile nesër do të jenë anembanë Fushë Kosovës për të monitoruar firnizimin me ujë!

Faleminderit dhe ju priftë e mbara!