Lajm i keq: Vdesin 15 persona nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

15 persona kanë humbur jetën si pasojë e infektimit me koronavirus në Kosovë, shkruan ballkani.info

Lajmin e ka konfirmuar Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik përmes një postimi në Facebook.

“Numri total i rasteve pozitive është 8.330 raste nga 36.509 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2, me gjithsej 227 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”, njofton IKSHPK. /Ballkani.info/