Lajm i keq për Bayernin, lëndimi i Sane më serioz se është pritur

Transferimi i Leroy Sane nga Manchester City te Bayern Munich rrezikon të dështojë përfundimisht.

Mesa duket dëmtimi që pësoi sulmuesi i kombëtares gjermane në Superkupën e Anglisë ndaj Liverpoolit është më i rëndë sesa parashikohej dhe kjo është arsyeja kryesore që kalimi i tij te kampionët e Gjermanisë mund të mos realizohet.

Sipas gazetës Bild, Sane do të vendosë gjatë orëve të ardhshme së bashku me mjekët nëse do të operohet ose jo për të hedhur pas problemin në gju dhe nëse vendos të operohet atëherë Bayerni do të tërhiqet përfundimisht dhe nuk do të firmosë me të.

loading…