Alisson Becker do të jetë jashtë fushës për ndeshjen kthyese ndaj Bournemouth. Portieri brazilian ka pësuar lëndim para ndeshjes së kupës ndaj Chelseat.

Klopp e ka konfirmuar mungesën e Alisson në ndeshjen e nesërme, ndërsa braziliani mbetet në dyshim për ndeshjen ndaj Atletico Madrid.

“Alisson pati një lëndim të lehtë para ndeshjes me Chelsean. Të gjithë menduam se ishte diçka e vogël, por ai nuk do të jetë gati as për përballjen e nesërme. Bëhet fjalë për lëndim muskular, por të shohim se si do rrjedhin gjërat” ka thënë Klopp.