Lajm i fundit: Vetura godet këmbësorin në Prishtinë (Foto/Video)

Disa minuta më parë një veturë nga pakujdesia ka goditur një këmbësor në rrugën Agim Ramadani.

Personi ka pësuar lëndime trupore dhe është duke u trajtuar nga ekipi mjekësor.

Në vendin e ngjarjes kanë dalur Policia e Kosovës dhe ambulanta, raporton ballkani.info.

Në fotot dhe videot që ka siguruar Ballkani.info shihet vetura e cila ka aksidentuar personin. /Ballkani.info/