Lajm fantastik për Ronaldon, nëna e tij del nga spitali

Lajm i mirë nga Portugalia për Cristiano Ronaldon.

Nëna e tij, Dolores, ka dalë nga spitali “Nelio Mendonça” të kryeqendrës Funchal të Madeiras ku u shtrua që me 3 mars pas një goditjeje që pësoi në tru.

CR7 ndodhet pikërisht në vendlindjen e tij, ku fluturoi me avion privat në fillim të javës së kaluar, para se shoku i tij i skuadrës, Daniele Rugani, të rezultonte i prekur nga Koronavirusi.

Pak ditë me parë, vetë nëna e Ronaldos, Maria Dolores dos Santos Aveiro, 65 vjeçe, kishte siguruar në rrjetet sociale se gjithçka ishte në rregull.

“Për fat, jam mirë, por pata shumë frikë. Duhet të pushoj, por po e marr veten. Falënderoj stafin mjekësor dhe profesionistët që më qëndruan pranë që në fillim”, kishte shkruar ajo.

Tashmë i takon gjithçka të kaluarës, ajo është mirë dhe është kthyer në shtëpi, aty ku po qëndron Ronaldo në karantinë tash e disa ditë për shkak të koronavirusit që ka kapluar gjithë botën.

Ende nuk dihet se kur CR7 do të kthehet në Itali për të nisur stërvitjet me Juventusin, edhe pse është vendosur 4 prilli si një datë për rinisjen gjithçka të normales në Itali dhe rikthimin e futbollit.

Por, gjërat janë duke u vështirësuar ende në Itali, e jo duke u përmirësuar, andaj ideja që të nisë në maj Serie A, por edhe shumë kampionate tjera në Europë, mund të mos realizohet.