Luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lahi Brahimaj e ka nis ditën e parë të vitit 2025, tek varri I nënës së tij që përkon edhe me ditëlindjen e saj.
“Si çdo herë tjetër, vitin e nis në nderime tek varri i saj ku nëna Azë prehet në Shqiponjë”, ka shkruar Brahimaj në Facebook.
Postimi i plotë:.
Data 1 janar përkon me lindjen e nënës Azë.
Si çdo herë tjetër, vitin e nis në nderime tek varri i saj ku nëna Azë prehet në Shqiponjë.
Ajo nuk ishte vetëm nëna jonë, ishte nëna e UÇK-së dhe simbol i luftës dhe lirisë.
Prehu në Kosovën që aq shumë e deshte nënë e dashur, nëna Azë 🇦🇱.







