Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, gjeneral Lahi Brahimaj, ka nderuar dhe kujtuar dëshmorët e pavdekshëm Qel Ukaj e Zef Gjokaj në Dashinoc, dhe më pas të trimit Nik Hajdaraj në Shqiponjë
“Këto vende janë bërë altare të lirisë sonë”, ka shkruar ndër të tjera Brahimaj.
Postimi i plotë:
Çdo hap në këto vende të shenjta është një përulje para sakrificës sublime të bijve më të mirë të kombit tonë, që dhanë jetën për lirinë e Kosovës.
Sot, së bashku me familjarë e bashkëluftëtarë, nderuam kujtimin e dëshmorëve të pavdekshëm Qel Ukaj e Zef Gjokaj në Dashinoc, dhe më pas të trimit Nik Hajdaraj në Shqiponjë. Këto vende janë bërë altare të lirisë sonë.
Përpara varrezave të dëshmorëve, betohemi se do të ruajmë amanetin e tyre të shenjtë dhe do t’ua përcjellim brezave që vijnë vlerat për të cilat ranë këta trima.







