Gjenerali Lahi Brahimaj, ka shkruar sonte se rajoni i Dushkajës së Gjakovës po përballet me reduktime të ashpra të energjisë elektrike.

“Në kohën kur e gjithë bota përparon, qytetarët e Kosovës po përballen me reduktime të energjisë elektrike. Në Dushkajë, sikurse në shumë pjesë të vendit, familjet tona po kalojnë netët në errësirë – një realitet i papranueshëm për vitin 2024”, ka shkruar ai.

Sipas tij, Qeveria Kurti, në vend që të krijojë zgjidhje afatgjate për furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, po i kthen qytetarët dekada pas.

“Ky dështim i qeverisjes aktuale është goditje e rëndë për ekonominë familjare dhe zhvillimin e bizneseve. Ne kemi një vizion të qartë për të ardhmen energjetike të Kosovës, që përfshin investime strategjike në infrastrukturë dhe diversifikim të burimeve të energjisë. Qytetarët tanë meritojnë furnizim të pandërprerë me energji elektrike, jo justifikime dhe premtime të zbrazëta”, ka shkruar në fund ai. /Ballkani.info/