Kandidati për deputet, Lahi Brahimaj, ka takuar sot banorët e fshatrave Lipovec, Gërçinë dhe Bashkësinë Lokale Bishtazhin.

Përmes një postimi në Facebook, gjenerali thotë se ishte edhe një herë dëshmitar për forcën e bashkimit dhe vendosmërinë e qytetarëve për ndryshim.

“Vizioni ynë për Kosovën Fituese po gjen mbështetje të fuqishme anembanë vendit, duke reflektuar aspiratën e përbashkët për një Kosovë më të zhvilluar dhe më dinjitoze. Në Kuvendin e ardhshëm, do të realizojmë transformimin e plotë të vendit tonë, duke i dhënë fund ngecjes dhe izolimit. Faleminderit të gjithëve për besimin dhe përkrahjen e pakursyer në rrugëtimin tonë drejt një Kosove më të fortë, më të begatë dhe të integruar plotësisht në familjen euroatlantike”, ka shkruar Brahimaj.

Brahimaj në listën e AAK-së për deputet garon me numër 90. /Ballkani.info/