Ish-komandanti dhe luftëtari i shquar i UÇK-së, Lahi Brahimaj, ka kujtuar sot heroin e kombit Driton Mujë Zeneli, i njohur si Komandat Fatoni.
Në 26-vjetorin e rënies heroike të Dritonit, Brahimaj ka thënë se kujtesa e një kombi formohet nga sakrificat e bijve të tij më të guximshëm. Ata që flijuan jetën për lirinë tonë, mbesin pishtarë të përjetshëm në zemrat tona, shkruan Ballkani.info.
“Çdo hap drejt lirisë sonë është shtruar me gjakun e heronjve. Lavdia e tyre është e përjetshme, ashtu si është edhe detyra jonë për të ruajtur dhe nderuar kujtimin e tyre”, ka shkruar ndër të tjera Brahimaj.
Postimi i plotë i Lahi Brahimaj:
Ata që flijuan jetën për lirinë tonë, mbesin pishtarë të përjetshëm në zemrat tona.
Sot, në 26-vjetorin e rënies së tij heroike, përkujtojmë Heroin Kombëtar Driton Mujë Zeneli, i njohur si Komandant Fatoni. Ky ushtarak profesionist, që përgatiti luftëtarët e rinj për betejat e lirisë, ra në krye të detyrës në Jabllanicë. Bashkë me të, kujtojmë edhe Xhevdet Hotin, që ra heroikisht në pozicionet e luftës.
Çdo hap drejt lirisë sonë është shtruar me gjakun e heronjve. Lavdia e tyre është e përjetshme, ashtu si është edhe detyra jonë për të ruajtur dhe nderuar kujtimin e tyre. /Ballkani.info







