Ish deputeti nga radhët e AAK-së Lahi Brahimaj sot ka kujtuar shokun e tij të luftës Ilirin i cili ra heroikisht në luftë me datën 9 maj.

Ai përmes një postimi në facebook ka kujtuar mikun me të cilin ndërtuan celulat e para të UÇK-së.

Brahimaj tha se së bashku me “Ilirin, ne fituam lirinë, po ndërtojmë shtetin, ashtu si e deshe ti, doktor Haziri e shokët dëshmorë. Ne shokët tu, u persekutuam, vetëm pse ishim çlirimtarë, por ideali i përbashkët na dha forcë të mos dorëzohemi e të qëndrojmë”, ka shkruar ai në facebook.

Ja postimi i plotë:

Ilir, 9 maji i rënies tende, me kujton kur bashkë ndërtonim celulat e para të UÇK-së, armët e para të lirisë, rrugëtimin tonë të gjatë e të mundimshëm, për lirinë e Atdheut.
Ilir, ne fituam lirinë, po ndërtojmë shtetin, ashtu si e deshe ti, doktor Haziri e shokët dëshmorë.
Ne shokët tu, u persekutuam, vetëm pse ishim çlirimtarë, por ideali i përbashkët na dha forcë të mos dorëzohemi e të qëndrojmë.
Ilir ti me bashkluftëtarë fli i qetë në tokën e Kosovës që aq shumë e deshët, në këtë përvjetor që po të kujtoj sot, Kosova ka Ushtrinë e vet, në të cilën ka shumë bashkluftëtarë tuaj po kujdesen për një Kosovë të Lirë pa republika serbska, a republika të tipit të Dodikut.
Lavdi