Lacazete nuk sheh konkurrencë mes tij dhe Aubameyangut

Sulmuesi francez i Arsenalit, Alexandre Lacazete, ka thënë se nuk ka konkurrencë mes tij dhe Pierre-Emerick Aubameyang.

Lacazete i shënoi 100 gola me Lyonin në Francë, tani 27-vjeçari është në stinorin e dytë me Arsenalin.

“Nëse Auba i shënon 40 gola dhe shkojmë në Ligën e Kampionëve dhe fitojmë diçka, unë do të isha shumë i lumtur. Ne thjesht dëshirojmë të fitojmë diçka”, ka thënë Lacazette.

“Nuk ekziston konkurrenca se kush shënon më shumë gola”.

“Ne thjesht bëjmë qejf, qeshim, mirëpo edhe punojmë gjithashtu”.

“E njohtë atë që nga koha në Francë dhe ai më njehë mua po ashtu”.

Arsenali takohet sonte me Leicesterin në kuadër të Premierligës.