Labinot Tahiri merr mirënjohje nga komuna e Kaçanikut, u ndihmoi në kohë pandemie!

Komuna e Kaçanikut ka nderuar me mirënjohje Fondacioni Humanitar “ Labinot Tahiri”. Ish-deputeti kishte ndihmuar këtë qytet historik me rastin e pandemisë.

May be an image of 4 people, people standing and outdoors

Kësisoj, kryetari i komunës Besim Ilazi në takimin që zhvilloi me humanistin Labinot Tahiri, e falënderoi atë për punën e jashtëzakonshme humanitare të realizuar edhe në Komunën e Kaçanikut gjatë kohës së pandemisë, si dhe angazhimin e tij në mbledhjen e të hollave, për të ju dalë në ndihmë dy të lënduarve nga shpërthimi i gazit në Ferizaj e që ishin nga komuna jonë.

Kryetari Ilazi tha se angazhimi humanitar, është një vlerë njerëzore, e cila në çdo kohë duhet të nderohet dhe respektohet.

May be an image of 7 people, people standing and indoor

Nga ana tjetër, ish-deputeti theksoi se ndihet i nderuar edhe nga Komuna e Kaçanikut me një mirënjohjeje të radhës nga kryetari i nderuar,  Besim Ilazi!

“Mirënjohje është vlerë për shkak kontributit human nga fondacioni ynë , ku kemi shpërndarë pako ushqimore gjatë gjithë kohës se pandemisë, pa dashur të shkruaj edhe shumë të tjera raste të cilat janë të shumta në këtë komunë!

Dua ta falënderojë  kryetarin e nderuar dhe komunën e Kaçanikut për dekoratën, dhe njiherit edhe këtë mirënjohjeje e cila është e mbi 100-ta e ndajë se bashku me miliona shqiptarë të cilët përkrahin fondacionin tonë në të mirë të shqiptarëve”, ka shkruar Tahiri.

Ndryshe, gjatë kohës së pandemisë Fondacioni “ Labinot Tahiri” ka ndihmuar qytetarët e komunës sonë me pako ushqimore, ndërsa janë dhuruar edhe mjete mbrojtëse nga COVID 19 për QKMF-në në Kaçanik.

May be an image of 2 people, people standing and indoor
May be an image of 2 people, people standing and indoor
May be an image of 2 people, people standing and indoor
May be an image of 2 people, people standing and outdoors
May be an image of child, standing and indoor