Labi kërkon leje nga Qeveria për të dalë në shesh, do të mbledh para për ta shpëtuar një vajzë

Këngëtari dhe ish-deputeti Labinot Tahiri, ka njoftuar se ka shkuar në Gjermani për vizitë familjare.

Por ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se është i gatshëm të prish pushimin e tij dhe të kthehet në Kosovë nëse Qeveria Hoti i jep leje për të dalë në shesh, që të mbledh para për ta shpëtuar 24-vjeçaren Leonita Ibrahimi e cila vuan nga leukemia akute.

Postimi i tij:

Të dashur njerëz! Gjindem në Gjermani, erdha të vizitojë familjarë e miq, por mbi të gjitha vendin që kalova dikurë rininë time Duseldorfin si Azilant!

Sot jam ardh me veturë, por dikurë në 1996 me kembet e mia duke kaluar male e rrugë deri në Munchen!

Kêrkesa për të shpëtuar këtë vajzë pas dorës së Zotit është e mundur kështu;

Nëse MINISTRI DHE QEVERIA ma lejojnë të të dalë në sheshin e Ferizajt, pasiqë që ata po duan të shpetojnë jetë njerëzish me atë orë Policore!

Nëse kështu vendosêt, unë e prishi pushimin tim dhe nisem nesër për Kosovë që të arrijë pasneser!
Opsioni tjetër është; ku nese nuk më lejojnë, i kërkojmë MINISTRIT SHËNDETESISË t’ia deponojë 200.000 kësaj vajze me e shpëtu!

CILÊN TË DONI TË DASHUR NJERËZ KËRKOJENI UNË E VENDOSI.

Arsye pse ju pyes, është pêrshkakse disa harrojnw se sa herë kam lanë familjen e punêt e mia për të berë mrekullitë bashk me juve.

Me dashuri Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë.