Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri, kishte bërë bujë nëpër mediat vendore për premtimin e tij se do të dorëzonte dy pasaportat e tij, për t’u solidarizuar me qytetarët kosovar që nuk kishin të drejtë lëvizje jashtë Kosovës.

Tahiri i kishte dorëzuar pasaportat, duke thënë se kjo është mënyra e tij më e mirë për ta shprehur pakënaqësinë e tij për mos liberalizimin e vizave, përcjell Ballkani.info.

Disa muaj më vonë, deputeti në fjalë kishte dhënë një premtim tjetër, duke thënë se ka vendosur të mos ‘qethet’ dhe mos të rruajë mjekrrën deri kur të ndodhë liberalizimi i vizave.

E sa i është rritur mjekrra dhe flokët Tahirit, tregon videoja e tij e fundit në rrjetin social Facebook. /Ballkani.info