La Liga publikon një foto të Muriqit: Ndjenja kur largohesh nga zona e rrezikut
Vedat Muriqi shënoi golin e vetëm në ndeshjen ndaj Atletico Madridit, duke i dhënë Mallorcas një fitore të madhe.
Mallorca triumfoi 1:0 ndaj Atletico Madridit, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 31-të në La Liga.
Goli i vetëm i ndeshjes erdhi në minutën e 68-të, kur Vedat Muriqi u tregua i saktë nga penalltia.
Me këtë fitore, Mallorca shkon në kuotën e 29 pikëve në vendin e 17-të, kurse Atletico Madrid mbetet i katërti me 57.
E lidhur me këtë, ishte faqja zyrtare e La Ligas, që bëri një postim duke shkruar: “Ndjenja kur largohesh nga zona e rrezikur”.
Kurse, në foto ishte Vedat Muriqi duke e festuar golin e sapo shënuar.
Ky ishte goli i tij i tretë në La Liga, kurse i dyti nga pika e bardhë.
That feeling when you move out of the relegation zone! 💪❤️
— LaLiga English (@LaLigaEN) April 9, 2022
👹 @RCD_Mallorca 👹#RCDMallorcaAtleti | #LaLigaSantander pic.twitter.com/wM8mD38mk0