Edhe La Liga mund të suspendohet për disa javë, për shkak të koronavirusit.
Në Itali tashmë nuk do të ushtrohet asnjë aktivitet sportiv deri më 3 prill për shkak të virusit vdekjeprurës, kurse në Madrid janë mbyllur shkollat për 2 javë.
Sipas mediumeve spanjolle, vendimi për aktivitet sportive në Spanjë do të merret në orët e ardhshme.
Sa i përket ndeshjeve të ekipeve spanjolle në Evropë, vlen të ceket se ballafaqimi mes Sevillës e Romës në Europa League do të luhet pa tifozë – gjithashtu edhe ai mes Valencias dhe Atalantas që luhet nesër në Ligën e Kampionëve.
Përhapja e koronavirusit në Spanjë është duke u rritur gjithnjë e më shumë, andaj zyrtarët e lartë sportivë janë të shqetësuar për shëndetin e lojtarëve.
Tashmë janë dy opsione: Ndeshjet të luhen pa tifozë ose të suspendohet La Liga







