Kylian Mbappe

Kylian Mbappe po kërkon shtëpi në Madrid, Sergio Ramos dhe Hakimi po e ndihmojnë

Kylian Mbappe po përgatit kalimin e tij në kryeqytetin e Spanjës.

Pasi njoftoi largimin e tij nga Paris Saint-Germain dy javë më parë dhe siç raportohet nga gazeta spanjole “Marca” më vonë nënshkroi kontratën e tij me Real Madridin, ai dhe shoqëruesit e tij tashmë po punojnë për ta bërë më të lehtë ardhjen e tij në qytet në muajt e ardhshëm.

Siç shpjegon sot gazeta franceze “L’Equipe”, në javët e fundit, sulmuesi francez ka qenë në kontakt të përhershëm me Sergio Ramos, me të cilin ruan marrëdhënie të shkëlqyera pas kohës së tyre së bashku në skuadrën e Parisit.

Mbrojtësi spanjol që luan në Sevilla, ka dy shtëpi në një nga zonat më të privilegjuara të kryeqytetit dhe i njeh mirë zonat, ku zakonisht jetojnë futbollistët. Madje, gazeta franceze përmend mundësinë që ish-mbrojtësi madrilen “t’i dhurojë” një nga shtëpitë e tij.

Një tjetër shok skuadre dhe shok i mire, të cilit i është drejtuar për këshilla për jetën e përditshme në Madrid është Achraf Hakimi, një ish-lojtar i Real Madridit që kaloi pothuajse 15 vjet në qytet.

Gjithashtu, shumë nga shoqëruesit e tij, si nëna dhe përfaqësuesja e tij, Faiza Lamari, kanë bërë disa udhëtime në Madrid për të përcaktuar të gjitha detajet dhe procedurat burokratike, në mënyrë që, pasi të përfundojë sezoni, Mbappes t’i duhet vetëm të paketojë valixhet për të nisur aventurën e tij të parë larg Francës. /Ballkani.info