Ky trajner do ta zëvendësojë Nuhiun te Drita, deri në emërimin e kryetrajnerit të ri

Drita dhe trajneri Ardian Nuhiu kanë ndërprerë bashkëpunimin edhe zyrtarisht, raporton Demokracia.com.

Lajmi është bërë i ditur në konferencën e jashtëzakonshme të thirrur nga klubi gjilanas.

Deri në emërimin e kryetrajnerit të ri, Demokracia.com mëson nga burime brenda klubit se ekipin gjilanas do ta drejtojë Afrim Shahini, që njëherit ishte trajner i portierëve.

Kujtojmë se pas largimit të Alban Dragushës kohë më parë, Drita ka qenë pas ndihmës-trajner, për zëvendësimin e të cilit, drejtori gjeneral Feti Murseli tha në konferencë se nuk kanë mundur ta gjejnë pasuesin e tij.

Tekniku shkupjan ka qenë në krye të shtabit teknik te Drita e Gjilanit në katër vitet e fundit.

Nuhiu ishte shpallur një herë kampion i Kosovës me Dritën në edicionin 2019/2020.