Ky televizion kosovar transmeton meçin e Florian Markut me meksikanin Ramirez

Boksieri shqiptar, Florian Marku nesër rikthehet në ring.

Marku përballet me meksikanin Miguel Parra Ramirez, në një ndeshje boksi që premton spektakël dhe adrenalinë.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Këtë përballje mund ta ndiqni drejtpërdrejt edhe në Tëvë1 në transmetim special me partinerin Tibo – Oversport nga ora 18:00 dhe meçet paraprake deri te ajka e mbrëmjes, sfida mes Markut dhe Parras.