Ky shtet shënon numër rekord të vdekjeve nga COVID-19 brenda ditës

India ka shënuar numër rekord të të vdekurve nga COVID-19, brenda 24 orëve.

Autoritetet indiane kanë njoftuar se 8 mijë e 392 raste të reja të koronavirusit janë shënuar gjatë 24 orëve të kaluara në shtetin me popullsinë e dytë më të madhe në botë.

Kjo ishte shifra më e lartë ditore e rasteve në Indi që nga fillimi i përhapjes së virusit të ri. Kështu, numri i përgjithshëm i të infektuarve në këtë vend shkoi në 190 mijë e 535.

Rekordi i kaluar i rasteve ditore ishte shënuar vetëm një ditë më parë me 8 mijë e 380 raste për 24 orë, shkruan “CNN” transmeton ballkani.info

Në anën tjetër, numri i përgjithshëm i të vdekurve ka shkuar në 5 mijë e 394. Kjo shifër është shumë e ulët në krahasim me shtetet më të mëdha evropiane dhe në krahasim me Shtetet e Bashkuara, që ndodhen në vendin e parë në botë për më së shumti viktima.

Rajoni më i prekur në Indi është Maharashtra me 67 mijë e 655 persona të infektuar. Në këtë rajon shtrihen qytetet Mumbai, Pune dhe Nagpur.

Pavarësisht rritjes së numrit të rasteve, qeveria indiane ka vendosur t’i largojë disa masa të izolimit dhe ta riaktivizojë ekonominë. /Ballkani.info/