Ky shtet regjistroi dy milionë raste me koronavirus vetëm në muajin gusht

India ka raportuar për rreth dy milionë raste të reja me COVID-19 vetëm në muajin gusht, numër ky më i larti që nga fillimi i pandemisë, ndërsa 28 mijë persona kanë humbur betejën me virusin.

Me 3.6 milion raste të konfirmuara, India është e treta me numrin më të lartë të rasteve në botë, pas Brazilit dhe ShBA-ve, raporton BBC.

Qeveria në Indi vazhdon t’i lirojë masat kufizuese në përpjekje për të rritur ekonominë e vendit pasi që
miliona njerëz kanë humbur vendet e tyre të punës si pasojë e mbylljes që ndodhi në mars.

Në gusht, India pati një mesatare prej 64 mijë rasteve në ditë, 84% më e lartë se sa mesatarja e rasteve në korrik, bazuar në të dhënat zyrtare.

Maharashtra, epiqendra e virusit në Indi, vazhdon ta ketë numrin më të madh të rasteve me rreth 800 mijë të konfirmuara./Ballkani.info/