Ky pritet të jetë formacioni i Kosovës sot ndaj Çekisë

Kombëtarja e Kosovës sot do të zhvillojë ndeshjen e radhës kundër Çekisë në kuadër të kualifikimeve për ‘Euro 2020’.

“Dardanët” kanë shumë mungesa për këtë ndeshje; Rashica, Zeneli, Kololli, Shala e Kryeziu.

Por, pavarësisht kësaj, Bernard Challandes do të mundohet të zgjedhë ekipin më të mirë.

Në 11-shen startuese raportohet se mund të mos startojë Valon Berisha, ndërsa Florent Hadërgjonaj mund të luajë mbrojtës i majtë, derisa pjesa e tjetër e mbrojtjes do të jetë si gjithmonë; Vojvoda, Rrahmani dhe Aliti.

Challandes do të luaj me formacion 4-2-3-1. Dyshja e mesfushës pritet të jenë Halimi dhe Voca.

Në sulm i padiskutueshëm është Vedat Muriqi, ndërsa pas tij raportohet se mund të jenë Zhegrova, Celina dhe Rashani.

Ky do të jetë formacioni me të cilin mund të startojë Bernard Challandes: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Hadergjonaj, Voca, Halimi, Zhegrova, Celina, Rashani, Muriqi.

Ndeshja mes Kosovës dhe Çekisë luhet sot në ora 15:00 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

loading…