Ky pritet të jetë formacioni i Kosovës sonte ndaj Gjibraltarit

Kombëtarja e Kosovës do të luajë sonte ndeshjen miqësore kundër kombëtares së Gjibraltarit, me fillim nga ora 18:00.

Kjo sfidë do t’i shërbejë selektorit Challandes që të testojë të gjithë lojtarët dhe taktikat e përgatitura para ndeshjes me Malin e Zi.

Në këtë takim pritet që të fitojnë minutat e para edhe emra si Ibrahim Dresevic e Arbenit Xhemajli.

Atdhe Nuhiu e Bernard Berisha që nuk janë paraqitur tash e sa kohë me fanellën e Kosovës mund të kenë mundësinë për të treguar aftësitë e tyre.

Rashica mund të jetë lojtari i vetëm që nuk do të rrezikohet, pasi kohëve të fundit është përballur me një dëmtim.

Ky pritet të jetë rreshtimi i skuadrës së Bernard Challandes sonte ndaj Gjibraltarit:

Ujkani; Hadergjonaj, Rrahmani, Dresevic, Paqarada; Rashkaj, Vocal; Muslija, Hasani, Bernard Berisha; Nuhiu.

loading…