Presidentja kroate, Kolinda Grabar Kitaroviq është paraqitur sot e vesh në të bardha krejtësisht, në ceremoninë e 24 vjetorit të operacionit ushtarak “Bljesak” që sot mbahet në Okuçana.
Kolinda i ka nderuar njësitë ushtarake kroate.
Kjo ka bërë që mediat serbe të shkruajnë ‘zi e terr’ për presidenten kroate, shkruan Ballkani.info.
Ato e kanë cilësuar kroaten të njëjtë me ish presidentin Franjo Tugjman.
“Kolinda dukej sikur presidenti i parë i Kroacisë, Franjo Tugjman, i cili në vitin 1995, por edhe më vonë, në paradën ushtarake në prag të operacionit “Oluja” dhe festimin për marrjen e Sllavonisë Perëndimore u paraqit me uniformë të bardhë të cilën në raste festive e mbante edhe Titoja”, shkrujnë mediat serbe.
Sipas këtyre mediave, sot përkujtohet 24 vjetori i operacionit ushtarak kroat në Bljesak në të cilin forcat kroate paraushtarake, ushtarake dhe policore, më 1 maj të vitit 1995, gjatë sulmit në Sllavoninë Perëndimore, për 36 orë vranë 283 serbë, shumica civilë dhe 15 mijë të tjerë i larguan me forcë. /Ballkani.info/







