Ky lojtar do të grumbullohet me Kosovën për takimin ndaj Greqisë

Kosova sonte ka barazuar 1:1 në transfertën me Moldavinë në ndeshjen hapëse të edicionit të dytë të Ligës së Kombeve, ndërsa veçmë sytë janë kthyer kah sfida e rradhës me Greqinë.

Duke parë mungesat e rëndësishme dhe nevojën për alternativa që do të kompletonin grupin, Sportmania mëson se nga e premtja një prej lojtarëve shtesë që do të bashkohet me Kosovën do të jetë mesfushori i Partizanit të Tiranës, Rron Broja. Futbollisti zhvilloi sezon shumë pozitiv në aspekt personal me skuadrën tiranase, ndërsa momentalisht gjendej në Ohër ku Partizani vijon përgatitjet parasezonale. Futbollisti ka marrë ftesë dhe të premten do të jetë i grumbulluar kur përfaqësuesja kosovare kthehet nga Moldavia.

Ndeshja Kosovë-Greqi luhet të dielën në Prishtinë me fillim në orën 20:45.