Tashmë ka përfunduar takimi ndërmjet Baselit dhe Zurichit, duel ky në kuadër të xhiros së 21’të në Superligën zvicerane.

Me tri gola nga Frei dhe një nga Stocker, skuadra e Baselit shënuan fitore të madhe përballë Zurichit, ku rezultati përfundimtar e vendosën në 0:4.

Ndërkaq, përformanca e Edon Xhegrovës si zëvendësues nuk do fjalë, “majtaku” e dha maksimumin në këtë ndeshje, ku për mrekulli e pasoi topin tek bashkëlojtari i tij, kjo për ti vendosur shifrat në 0:4.

Më poshtë momenti kur Zhegrova i “trullosë” kundërshtarët dhe lëshon një pasim prej një maestro.