Ky gol i Rashicës mund të jetë i fundit me fanellën e Werder Bremenit

Me gjithë lajmet për një largim të mundshëm të tij, Rashica ka vijuar të bëjë atë çfarë e bën më së miri, të shënojë gola.

Ai ka shënuar sot për Werder Bremenin në takimin miqësor, të zhvilluar ndaj Austria Lustenau.

Goli erdhi në minutën e 51-të të takimit, ku Rashica finalizoi një pasim shumë të mirë nga Theodor Gebre Selassie.