Ismet Munishi

Ky është trajneri që do ta zëvendësojë Munishin te Ferizaj

Me një “Falemnderit Ismet Munishi” Ferizaji ka zyrtarizuar ndarjen me trajnerin prishtinas nga detyra, duke bërë të ditur se timonieri i deritashëm i skuadrës ka ndarë rrugët me ekipin duke dhënë dorëheqje.

Ferizaji ka falënderuar Munishin për punën e jashtëzakonshme dhe me vlera, edhe pse ajo nuk u përkthye në rezultate.

 “Të nderuar tifozë, FC Ferizaj ju njofton se pas një periudhe më shumë se 5 mujore në krye të shtabit teknik, Ismet Munishi ka ofruar dorëheqje nga pozita e trajnerit.

Me këtë rast, FC Ferizaj, e falenderon përzemërsisht trajnerin Munishi për punën dhe kontributin e tij sa ishte pjesë e klubit tonë.

Projekti me Munishin ishte afatgjatë, me bindje të plotë, se suksesi ishte dëshira jonë e përbashkët. FC Ferizaj e vlerëson shumë trajnerin Munishi, për vlerat sportive, shpirtin luftarak, e mbi të gjitha dashurinë që e ka për klubet kur i drejton.

Prandaj, vlerësime maksimale për punën e trajnerit Munishit, paçka se ajo nuk u përkthye në rezultate.

Skuadrën aktualisht do ta drejtoj trajneri Egzon Shabani dhe ndihmësit e tjerë, deri në një vendim të ri.

FC Ferizaj vazhdon përpara, asgjë nuk ka ndyshuar në qëllime, e mbi të gjitha asgjë nuk ka përfunduar,” ka shkruar FC Ferizaji në njoftim.

Kështu, Egzon Shabani do të drejtojë ekipin derisa kryesia të vendos për trajner të ri të ekipit. Ferizaji pas ciklit të parë të ndeshjeve në Ligë të Parë – Grupi B, ka mbledhur 14 pikë nga 9 ndeshje.