Ky është “showman-i” i Kombëtares së Kosovës (FOTO)

Ai e riktheu eprësinë e Kosovës në përballjen e së enjtes në “Fadil Vokrri” kundër Maltës në ndeshjen e tretë të Ligës së Kombëve.

Është sulmuesi i “Dardanëve” që u zhbllokua me golin e minutës së 68-të.

Bëhet fjalë për Vedat Muriqin, prizrenasin që luan në Turqi.

Në mesin e futbollistëve, Vedati njihet si më shakaxhiu. Kështu e përshkruajnë ata që e kalojnë kohën më të para dhe pas ndeshjeve të Kombëtares së Kosovës, shkruan Ballkani.info.

Vedati shakaxhi ka qenë edhe në udhëtimin e Kosovës drejt Ishujeve Faroe, ku kombëtarja jonë nesër nga ora 18 do të ballafaqohet me këtë shtet.

Mesfushori Valon Berisha e ka postuar një fotografi nga aeroplani, ku Vedati duket fort qesharak.

Kosova në grupin e tretë të Ligës D kryeson me 7 pikë, para Azerbajxhanit që i ka 5. /Ballkani.info/