E mbylli karrierën si futbollist në vitin 2014, pasi për 6 sezone radhazi qëndroi portieri i dytë i Barcelonës.

Para katër vitesh vendosi të varte këpucët e gozhdë, por jo të hiqte dorë nga sporti.

43-vjeçari Jose Manuel Pinto është i fiksuar pas fizikut të tij, aq sa beson se mund të konkurrojë edhe në bodybuilding.

Fotoja e fundit e postuar në Instagram tregon se sa shumë ka punuar shoku i ngushtë i Lionel Messit për t’i shtuar “gungat” në trupin e tij.

“Duket se seancat e mia të trajnimit funksionojnë, ju çfarë mendoni? Ne vazhdojmë të punojmë”, – ka shkruar Pinto, ish-portieri i dytë i Barcelonës.