Ky është rreshteri i Policisë së Kosovës, që sot u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e një 32 vjeçari

Pjesëtari i Policisë së Kosovës, Shefki Spahiu ka marrë dënim të përjetshëm, për vrasjen e 32 vjeçarit Jetmir Aliaj, nga fshati Mushtisht i Suharekës.

 Aliaj u qëllua për vdekje në vendin e tij të punës, në një kazino në Suharekë, nga polici Spahiu i cili ishte nisur për të kryer grabitje.

Viktima 32 vjeçar kishte arritur ta identifikonte atë para se të qëllohej me armë, më 17 mars të vitit të kaluar.

Përveç akuzes per vrasje, ky polic para disa vitesh ishte akuzuar nga prokuroria edhe për keqpërdorim seksual të dy vajzave të mitura.

Sipas Prokurorisë Themelore në Prizren se me 9 qershor 2015 në Suharekë në një motel, Spahiu kishte kryer aktin seksual me persona të mitur.

“Në datën, kohën dhe vendin e njejtë, duke shfrytëzuar situatën e pambrojtur dhe moshën e të dëmtuarave, pas kryerjes së aktit seksual me njërën të mitur, kryen aktin seksual edhe me një të dëmtuar tjetër”, thuhej në aktakuzën e prokurorisë ndaj Spahiut.

Në qershor të vitit 2016, Gjykata Themelore në Prizren, e shpalli të pafajshëm policin Spahiu, pasi vërtetoi se pretendimet e prokurorisëpër keqpërdorjm seksual të të miturave nga polici ishin të paqëndrueshme.

Por, ky nuk është rasti i vetëm që ky zyrtar policor përballet me drejtësinë.

Polici problematik ishte në llupë të IPK-së nën dyshimet se kishte keqpërdorur pozitën zyrtare dhe kishte falsifikuar dokumente.