Ky është rreshteri i cili po dyshohet se kreu vrasjen në kazinon në Suharekë (FOTO)

Një person u vra me armë zjarri të dielën në një kazino në qytetin e Suharekës.

Policia përmes një njoftimi bëri të ditur se në bazë të provave materiale, viktima nga Mushtishti u vra nga një zyrtar policor.

“Në bazë të provave materiale, viktima është J. A. nga fshati Mushtisht. Kemi ardhë në përfundim se i dyshuari i vetëm është një zyrtar policor, rreshter në veri të Prizrenit me iniciale S.SH. Policia ka bërë kontrollin në shtëpinë e tij dhe më pas është arrestuar”, tha policia në konferencën për media.

I dyshuari, i cili mësohet se është Shefki Spahiu, kishte pozitën e rreshterit në Polici dhe tashmë i është caktuar masa e paraburgimit.

Burime të Ballkani.info kanë bërë të ditur se polici i dyshuar për vrasje ka qenë edhe më herët i suspenduar nga detyra, për arsye të disa dyshimeve tjera për përfshirje në vepra penale.

Kujtojmë se për rastin ka reaguar edhe Inspektorati Policor i Kosovës. /Ballkani.info