Derbi i djeshëm i “Merseyside” mes Liverpoolit dhe Evertonit do të mbetet gjatë në kujtimet e tifozëve të dyja klubeve, veçanërisht për ata të “The Reds” që festuan në momentet e fundit të ndeshjes me golin e shënuar nga Divock Origi.
Po zhvillohej minuta e 96-të kur Virgil Van Dijk e goditi një top në mënyrë të tmerrshme dhe dukej se nuk do të kishte asnjë rrezik për portën e Jordan Pickford, me portierin e kombëtares së Anglisë që duhej vetëm ta dërgonte topin në goditje nga këndi.
Pickford e preku lehtë topin që shkoi në shtyllë dhe pastaj u fut në rrjetë me kokë nga sulmuesi belg, Divock Origi.
Ky gol ngjalli gëzim të madh në rradhët e Liverpoolit me trajnerin Klopp që u fut në fushë dhe përqafoi portierin Alisson.
Kamerat ishin të foksuara te Klopp dhe festa e futbollistëve të “The Reds” në fushë, gjersa ka dalur edhe një pamje e festës së bankës rezervë, me Xherdan Shaqirin që gëzohet për golin me entuziazëm të veçantë.
Moreno and Salah hugging each other, Shaqiri doing a ‘Mourinho’ and throws his jacket, Klopp and his staff celebrating, James Milner doesn’t looked arsed. 😂 pic.twitter.com/klnbx3lWRx
— Samuel (@SamueILFC) December 2, 2018
Liverpooli pas 14 xhirove të zhvilluara në Premier League ndodhet në pozitën e dytë me 36 pikë, 2 më pak se lideri, Manchester City.







