Profa

Ky është reagimi i Bylbyl Sokolit pas shkarkimit nga Llapi

Klubi i Llapit e ka shkarkuar trajnerin, Bylbyl Sokoli. Ky i fundit u rrah pas ndeshjes ndermjet Prishtinës dhe Llapit, të cilën Llapi e humbi me rezultat 2-1.

Sokoli, në një postim në Facebook falemderoi gjithë tifozët e klubit, lojtarët dhe gjithë qytetarët e Llapit, raporton Ballkani.info

Postimi i plotë

PËR:
Një falenderim, për “LEGJENDAT” e K.F. Llapit, për simpatizantët, qytetarët dhe gjithë ata që e perkrahin K.F. Llapin, ngado që vijnë, brenda e jashtë Kosovës.
Një falenderim për Bordin(Kryesinë) e K.F. Llapi ne krye me Nexhat Dumnicen.
Falenderim për shtabin Teknik, Ndihmës-trajnerët, Doktorin, Fizioterapeutet si dhe Sekretarin e klubit.
Falenderim futbollistëve të K.F. Llapi për angazhimin e tyre.
Falenderim për një bashkpunim, të deri-sotëm, duke i dëshiruar suksese të gjithmbarshme e suksese të reja K.F. Llapit.

Largohem me ndjenjat, që edhe këtë moment të jap një kontribut, sikur edhe atëherë kur erdha në Llap.
NGA: Bylbyl Sokoli.