Ky është prindi që dyshohet se vrau djalin e tij në Prishtinë, biznesmenin e njohur FOTO

Mediet pak minuta më parë raportuan se ka ndodhur një vrasje në Prishtinë ku një prind ka vrarë djalin e tij në Prishtinë.

Sinjali mëson se i dyshuari është Skënder Krasniqi, afarist nga Prishtina.

Burimet bëjnë të ditur se i dyshuari pas këtij veprimi, ka thirrë Policinë dhe i ka njoftuar ata lidhur me rastin që ka ndodhur.

Ballkani.info mëson se Albert Krasniqi ka qenë i martuar me Besa Gashin, ish miss Kosova, me të cilën janë ndarë javë më parë.

Ai ka qenë edhe menaxher i Baba Stars, grupit të hip hopit kosovar. /Ballkani.info/

I dyshuari Skënder Krasniqi dhe djali i tij Albert Krasniqi (viktima).