Politikani

Ky është politikani më i pëlqyer deri tek ai më pak i pëlqyer nga qytetarët

Në emisionin e sontëm të Rubikon në Klan Kosova, është publikuar sondazhi me disa pyetje rreth partive politike dhe politikanëve të Kosovës.

Një ndër pyetjet ishte se “A mund të vlerësoni me notë politikanët ku 1 është nota më e keqe dhe 5 nota më e mirë për politikanët”.

Sipas sondazhit, kryeministri Albin Kurti ka marrë notën më të lartë 3.07 dhe menjëherë pas tij vjen presidentja Vjosa Osmani me 3.06.

Pas tyre është përzgjedhur kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku me 2.13, pas tij vjen kryetari i PDK-së Memli Krasniqi më 2.05, kurse pas tyre është renditur kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj më 1.89 dhe kryetari i Nismës Fatmir Limaj me 1.65.

VIDEO BONUS: Tahiri: Nuk i votojmë marrëveshjet ndërkombëtare, qëllim kemi ta dërgojmë vendin në zgjedhje