Pushues të shumtë kanë zgjedhur që këto ditë me temperatura të nxehta t’i kalojnë në Divjakë.

Një plazh me hapësirën më të madhe ranore, që karakteristikë të tij ka ujërat e cekëta dhe të pastra.

Çmimet e lira të shezlongëve apo në restorante janë një tjetër arsye që plazhi i Divjakës tërheq pushues nga qytete të ndryshme të vendit dhe jo vetëm./Tv Klan