Ky është plani i Messit për t’u rikthyer sa më shpejt nga lëndimi

Barcelona po e vuan mungesën e tij në këtë fillim sezoni me rezultatet që nuk kanë qenë aspak pozitive në 3 javët e para të La Ligas dhe për këtë arsye Lionel Messi synon të rikthehet sa më shpejtë në fushën e blertë.

Ylli argjentinas ka një plan për të luajtur disa minuta në takimin e ardhshëm ndaj Valencias dhe për ta nisur më pas si titullar sfidën ndaj Borussia Dortmundit në “Signal Iduna Park” në grupin E të UEFA Champions League.

Në këtë javë, Leo do të punojë vazhdimisht nën vëzhgimin e një trajneri personal dhe do të pushojë vetëm dy ditë. Valverde u ka dhënë katër ditë pushim të gjithë lojtarëve, por Leo do të shfrytëzojë vetëm 2 dhe në dy të tjera do të punojë për të qenë gati.

Objektivi është që të marrë ngarkesë të plotë dhe të largojë përfundimisht problemet në pulpë. Pasi të bëjë disa ditë stërvitje i diferencuar, parashikohet që të hënën ose të martën tjetër të jetë pjesë e grupit për të marrë ngarkesë të plotë.

Objektivi është që Messi të jetë pjesë e listës së grumbullimeve për në ndeshjen e 13 shtatorit dhe të luajë afro 30 minuta kundër Valencias në “Camp Nou”.

loading…