Ky është personi që vrau gruan, nusen e djalit dhe më pas vetën në “Dardani” të Prishtinës (FOTO)

Hasan Krasniqi (61 vjeç) ka vrarë sot gruan e tij, nusen e djalit të tij dhe pastaj veten. Ngjarja ka ndodhur pasdite në lagjen Dardania në Prishtinë.

Ballkani.info i ka mësuar emrat e të vrarëve: Hasan Krasniqi (1958), Hysenije Krasniqi (1959) dhe Remzije Krasniqi (1991).

Baki Kelani, zëdhënës i Policisë së Kosovës ka thënë në një konferencë për gazetarë se për rastin janë informuar në orën 13 e 30 minuta dhe se menjëherë ekipet përkatëse të policisë i janë përgjigjur rastit.

“Policia iu ka përgjigjur rastit dhe ka ftuar mjekët, njësinë ligjore, forenzikën dhe njësitë tjera që kërkohet të dalin në vendin e krimit. Fillimisht nga informacionet bëhet fjalë për vdekje të dyshimtë, ndërsa më pas është kuptuar se një person i gjinisë mashkullore ka vrarë gruan, rejën dhe më pas veten”, ka thënë Kelani.