Djali i Salih Sekiraqës dyshohet për plagosjen e djalit të familjes së njohur si “Capat”

Janë zbuluar detaje të reja lidhur me incidentin që ndodhi mëngjesin e sotëm në rrugën “Bedri Shala” në Prishtinë ku një person mbeti i plagosur me armë zjarri.

U raportua se i plagosuri është Pajtim Gashi, i cili pas trajtimit në QKUK është liruar, shkruan Ballkani.info.

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se i dyshuari për plagosjën e Gashit është Shkumbin Sekiraqa, 20 vjeç, djali i Salih Sekiraqës.

Ky i fundit është një nga emrat e njohur për organet e rendit, për shkak të të kaluarës së tij kriminale. Herën e fundit ishte arrestuar nëntorin e vitit të kaluar për armëmbajtje pa leje.

Pajtim Gashi thuhet se është anëtar i familjes së njohur si “Capat”. /Ballkani.info/

LEXONI EDHE: