Ky është “Pasha” i vogël, qeni i Sharrit që do t’i dhurohet Putinit nga Vuçiqi (FOTO)

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka vendosur ta nderojë homologun e tij nga Rusia, Vladimir Putin me një këlysh.

Këlyshi i racës shqiptare të qenve “Deltar Ilir” apo siç njihet ndryshe “Qeni i Sharrit”, do t’i dhurohet sot Putinit në Beograd, pasi që ai ndodhet në vizitë zyrtare në Serbi.

Vuçiq ia ka vënë emrin Pasha këtij qeni, i cili pritet të niset për në Rusi bashkë me Putinin, transmeton Ballkani.info.

“Këlyshi tremuajsh është larë dhe është gati për pritjen e Putinit. Është e ditur se Putini i do qentë dhe se disa nga liderët botërorë i kanë dhuruar atij raca të ndryshme të qenve”, shkruajnë mediat serbe.

“Pashës” se vogël tashmë i është nxjerrë edhe pasaporta që të udhëtojë pa problem drejt Moskës.

Me këtë gjest, Vuçiq po tenton ta falsifikojë historinë, duke pretenduar se Qeni i Sharrit është racë serbe. Mirëpo, tashmë edhe zyrtarisht Deltari Ilir njihet si racë autoktone shqiptare, prej kohës së Ilirisë Antike. /Ballkani.info/