Dy persona janë plagosur si pasojë e përleshjes mes dy zyrtarëve policorë dhe disa anëtarëve të familjes Kelmendi, pasditen e sotme në Fushë Kosovë.

Si rezultat i kësaj përleshjeje, Gazeta Sinjali mëson se njëri nga të plagosurit nga të shtënat e policit është Ardit Kelmendi, anëtari i familjes Kelmendi, e cila dyshohet se sot u përfshi në një përleshje për një gjobë parkimi.

Përveç Arditit, si pasojë e kësaj përleshjeje ka mbetur i plagosur edhe një person, i cili dyshohet se është kalimtar rasti (emër i njohur për redaksinë).