Vesel Krasniqi nga Nisma Socialdemokrate do të jetë ministër i ri në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë (MTI), në Qeverinë e Avdullah Hotit.
Një ditë më parë Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Nisma Socialdemokrate kanë arritur marrëveshje për koalicion, ku pritet që të bashkë-qeverisin së bashku edhe me AAK’në e Ramush Haradinaj, e AKR’në e Behgjet Pacollit.
Nismës në këtë koalicion do t’i takojnë dy ministri, ajo e Tregtisë dhe Industrisë (MTI) si dhe Ministria e Punës e Mirëqenies Sociale (MPMS).
Metro merr vesh se MTI’në do ta udhëheqë Vesel Krasniqi i cili vjen pikërisht nga partia e Fatmir Limaj, Nisma Socialdemokrate.

Krasniqi në Qeverinë Haradinaj ka qenë zëvendësministër në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural.
Ai vjen nga fshati Banjë i komunës së Malishevës dhe është i diplomuar si ekonomist.
Krasniqin e kanë uruar miq e familjarë për detyrën e re në profilin e tij zyrtar në Facebook.







