Ky është “Mbreti i Rrugës”, i riu nga Peja që i priu një grupi të grabitësve të armatosur (VIDEO)

Rastet e grabitjeve të armatosura nëpër institucione financiare, nëpër kazino, markete e edhe në shtëpi private, kohëve të fundit janë shpeshtuar.

Ekipi i emisionit “Udhëve” në televizionin publik ka arritur ta intervistojë prijësin e një grupi të grabitësve të armatosur, e i cili është duke vuajtur dënimin në burgun e Dubravës.

Ka qenë vetë insistimi i të dënuarit që të mos i fshihet identiteti gjatë transmetimit të emisionit.

Ky është 20 vjeçari Labinot Gashi nga qyteti i Pejës i njohur me pseudonimin “Mbreti i Rrugës” e që këtë pseudonim thotë se e ka marrë për shkak të së kaluarës së tij.

Labinoti ka rrëfyer për disa grabitje që i ka bërë bashkë me grupin e tij.

Ai thotë se plaçkitjen e parë e kanë bërë derisa ai ka qenë 18 vjeçar.

Gashi thotë të ketë qenë i dënuar fillimisht me 23 vjet burgim, por thotë ky dënim t’i jetë ulur në 14 vjet.
Më poshtë dëgjojeni rrëfimin e tij për plaçkitjet që ai me grupin e tij i kanë bërë nëpër Kosovë.