Ky është mali në Kosovë, ku banorët besojnë se ka thesar të fshehur në të (VIDEO)

Për vjetërsinë e malit në fshatin Stroc të Vushtrrisë që në vete fshehë gjurmë e pasuri të trashëgmisë nuk ka të dhëna të sakta.

Por, historiani Safet Hasani, ka një kohë të gjatë që po merret me studimin e këtij lokaliteti ku thotë se në këtë vend çdo gjë daton që nga kohërat antike.

Hasani thotë se fshati Stroc si lokalitet i takon kohëve antike, duke shtuar se këtu ka materiale që i takojnë kohës së bronzit.

Gërmathat në malin e këtij fshat që nga banorët njihen si “Tabja e Topit”, ku banorët besojnë se pas ardhjes së Perandorisë Osmane aty u vendos një top ku thuhej se nga ajo pikë kontrollohej i tërë Rrafshi i Kosovës.

Hasani thotë se në atë lokalitet kanë gjetur para të metalta dhe materiale të ndryshme, dhe monedha të kohërave të ndryshme, si ato të kohëve bizantine.

VIDEO