Ky është lokali që lejohen të hyjnë vetëm ata që nuk kanë komplekse të rrinë pa rroba

Në Londër ndodhet ndoshta lokali më i pazakontë në botë. E themi këtë pasi lokali me emrin “Trajneri dhe Kuajt” ka një licencë të pazakontë.

E themi këtë, pasi në ambientet e këtij lokali njerëzit mund të dalin lakuriq sikur të ishte një gjë krejt normale.

Mjafton të kesh një gotë birrë në duar dhe mund të qëndrosh lirshëm në këtë hotel. ‘’CNN’’ shkruan se ky vend është i përshtatshëm vetëm për ata njerëz që nuk e kanë problem ta ekspozojnë trupin e tyre.

Pronari, Alastair Choat thotë se atmosfera që krijohet në lokalin e tij është mjaft e bukur. Me kalimin e viteve klientët në këtë lokal janë shtuar.

Kurse fotot e personave që qëndrojnë nudo në këtë lokal janë bërë virale. E çka mund të thuhet si përfundim se ata persona që dalin nudo në këtë lokal janë njerëz fare pa komplekse.